
Rënia e ardhjes së shqiptarëve pas marrëveshjes riatdhetuese mes Ramës dhe Sunak, kalimet vazhdojnë me të njëjtin ritëm ardhjesh dhe asnjë masë anti-emigarcion nuk funksionon dhe situata sa vjen e përkeqësohet...
Shifra rekord e numrit të emigrantëve ilegalë të ardhur përmes Francës me gomone nëpër ngushticën detare dhe Britanisë, ka mbërritur në më shumë se 150 mijë persona. Kjo shifër është e njëjtë me banorët e një nga qyteteve mesatare të Britanisë, si Blackpool dhe shumë qyteteve të tjera.
Britanikët janë lodhur tashmë me emigracionin, i cili gjashtë muaj pas ardhjes së laburistëve në pushtet u rendit shumë poshtë në sondazhet e opinionit publik.
Kalimet ende vazhdojnë dhe gjatë dy ditëve të Krishtlindjeve, rreth 1000 emigrantë të rinj mbërritën në brigjet angleze. (Nga 300 emigrantë të ardhur në 2018, në 36 mije në 2024 ndërkohë kulmi ka qenë në 46 mijë në 2022, kur shqiptarët arritën në numra historik në rreth 15 mijë. Nëse i analizon shifrat, rënia e ardhjes së shqiptarëve pas marrëveshjes riatdhetuese mes Ramës dhe Sunak, kalimet vazhdojnë me të njëjtin ritëm ardhjesh dhe asnjë masë anti-emigarcion nuk funksionon dhe situata sa vjen e përkeqësohet).
Në këtë situatë, opozita konservatore kërkon rikthimin e planit të Ruandës ndërkohë që qeveria nuk ka ndërmend ta riaktivizoj. Kjo ka bërë që partia e ish- Brexitit, Reforma e Nigal Farage, refendumi i së cilës bëri që dalja nga BE-ja ta zerojë Konventën e Dublinit kur Britania si vend i BE mund t'i rikthente emigrantët në vendin e parë të sigurt si Franca p.sh, gjë që nuk e bën dot më tani që është jashtë Bashkimit Evropian.
Por, Brex-istët e Reformës thonë se Britania mund t'i riktheje gomonet në bazë të Konventës së OKB për Ligjin e Deteve, që do thotë një konfrontim i hapur ushtarak detar mes Britanisë dhe Francës në ujërat e La Manshit, nëse njëra palë do kërkojë rikthim me forcë e tjetra ta kundërshtojë. Për aq kohë sa nuk ka një plan frenues në horizont, gomonet vazhdojnë të mbërrijnë, grupet kriminale vazhdojnë të fitojnë shuma marramendëse, dhe taksapaguesit të paguajnë miliona euro në ditë për akomodimin dhe faturat e shpenzimeve për emigrantët, edhe pse kryeministri britanik kërkon t'i trajtoj trafikantët si terroristë.
Fakt mbetet se me financimet politike të premtuara nga miliarderi amerikan Elon Musk për të mundësuar ardhjen në pushtet të partisë së Brex-it, Laburistët, faktikisht po u lënë terren të lirë ardhjes në pushtet të partisë së Nigel Farage, mik i Donald Trump, një parti ksenofobe dhe anti-emigracion, me një narrativë elektorale që ka pasur sukses në shumë vende evropiane.
Lini një Përgjigje