TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2025, 16:37

Dhuna barbare ndaj gazetarit Tozaj, reagon UGSH: Të zbardhet ky akt kriminal!

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna barbare ndaj gazetarit Tozaj, reagon UGSH: Të zbardhet ky akt
Elton Tozaj

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka shprehur shqetësimin lidhur me dhunimin e gazetarit Elton Tozaj, ngjarje e raportuar nga disa media dhe e konfirmuar nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit të UGSH, ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës dhe është vërejtur nga dhjetëra kalimtarë.

Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit cilësohet si akt kriminal dhe i papranueshëm.

Familjarët bëjnë me dije se, si pasojë e dhunimit, gazetari Elton Tozaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po lufton për ruajtjen e shikimit.

UGSH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse për sqarimin zyrtar dhe të plotë të këtij episodi, si dhe për ndëshkimin e autorëve të dhunës. Njëkohësisht, Unioni i uron kolegut shërim të shpejtë dhe të plotë.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj, akt kriminal që duhet zbardhur dhe autorët të ndëshkohen 

Tiranë më 27.12.2025

UGSH ndan me shqetësim dhe tronditje lajmin e publikuar nga shumë media dhe familjarë të gazetarit Elton Tozaj, për dhunimin barbar që persona të identifikuar kanë kryer mbi kolegun. 

Ngjarja e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, e vërejtur nga dhjetra kalimtarë, përbën një akt kriminal dhe dhunues. Gazetari Tozaj për këtë arsye, sipas familjarëve, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në luftë për ruajtjen e shikimit.

UGSH kërkon sqarimin zyrtar të këtij episodi dhe ndëshkimin e dhunuesve, sikundër i urojmë kolegut shërim të shpejtë dhe të plotë!

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

dhuna barbare ndaj gazetarit tozaj unioni i gazetarëve

Lini një Përgjigje