TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 07:13

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës do të mbizotërojë qiell i pastër, pa reshje. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare, herë pas here, pritet që shpejtësia e erës të arrijë deri në 14 metra për sekondë.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

 

Lini një Përgjigje