TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 21:32

Protestat e opozitës, Ilir Kulla: Strategji e provuar dhe e riprovuar, nuk ka asnjë efekt

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e opozitës, Ilir Kulla: Strategji e provuar dhe e riprovuar, nuk

Ndërsa opozita përgatitet për protestën e radhës më 28 shkurt përpara Kryeministrisë, duke paralajmëruar një tjetër përshkallëzim të aksionit të saj, eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka shprehur një qëndrim tejet kritik ndaj kësaj strategjie, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dështuar dhe të përsëritur.

I pyetur mbi efektivitetin e protestave, analisti iu përgjigj me një shprehje të vjetër siçiliane: “E provuara dhe e riprovuar, është e kotë ta provosh, sepse sa më shumë ta provosh, aq më keq do ta gjesh”. Sipas tij, kjo metodë e përdorur nga opozita jo vetëm që nuk po jep rezultat, por po e përkeqëson situatën për të.

Kulla theksoi se problemi kryesor qëndron te mungesa e një narrative të re nga ana e opozitës. Sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë, sipas tij, po e largojnë atë nga mbështetja popullore. 

Pjesë nga intervista: 

-Në pjesën e fundit do të ndalemi tek meqënëse të shtunën është e rradhës. Unë gati-gati e di mendimin tënd, megjithatë, le ta përsërisësh. Protestat e fundit të gjata e të dhunshme të opozitës. E rradhës është ajo e së shtunës më 28 shkurt, ora 18:00 në Tiranë, përpara kryeministrisë. Çfarë mendimi ke për këtë aksion që po përshkallëzohet? Edhe vetë kryedemokrati Berisha paralajmëroi tjetër përshkallëzim të protestave. Domethënë edhe të përshkallëzuara nuk bëjnë punë?

Ilir Kulla: Do, do të ta them italisht.

-Po jo, duhet ta kuptojnë të gjithë ata që na ndjekin kështu që...

Ilir Kulla: Do ta them italisht, do ta përkthej dhe në shqip. Mësoje se është siçiliane kjo gjëja.

-Okej, okej.

Ilir Kulla: Il provato e il riprovato, è inutile che lo provi, perché più lo provi, peggio lo trovi.

-Shumë e qartë.

Ilir Kulla: E provuara dhe e riprovuar. Është e kotë që e provon, se sa më shumë ta provosh aq më keq do ta gjesh. Nëse PD-ja, nëse opozita nuk ndryshon narrativë. Nëse një herë në dy javë kur shkon ai zotëria atje te SPAK-u, del dhe flet kundra SPAK-ut dhe kundër Gjykatës Speciale, duhet të kuptojë një gjë. Edhe për fajin e tij dhe për fajin e këtyre të tjerëve në politikë, në këtë moment, në këtë moment mileti është me SPAK-un. Nuk do me e pa me sy politikën, të majtë e të djathtë, jeshil e blu, e presh e tjerë. Ka ardhur këtu. Pra, nëse këta nuk ndryshojnë narrativë, nuk... aq do ju vjedhin, nuk zgjidh punë me këtë punë. Janë bërë ekstrem se nuk dalin njerëzit. Se po të dalin njerëzit mos u bëj merak. Këtu mitingu i fundit që kanë dalë të gjithë njerëzit, kanë dalë, ka qenë plot me socialistë, e di se kam qenë aty e kam parë me sytë e mi, është 2 marsi.

-Po mirë bulevardi mbushet?

Ilir Kulla: O po. Okej, në rregull. E rrëzuan.

-Po ky përshkallëzimi, të çon gjëkundi?

Ilir Kulla: Asgjë, vetëm justifikon qëndrimin e Edi Ramës në pushtet, duke thënë, okej, unë i kam të gjithë këto të zeza që ju thoni, por shikoni kush janë këta.

kulla opozita protest

Lini një Përgjigje