
Një mobilieri është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm në Vlorë. Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pronari i biznesit, Edi Aliko ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa dëmi i shkaktuar përllogaritet në vlerën e 3 milionë lekëve. Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorit para përgjegjësisë ligjore.
“Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, e cili është e detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3 milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj ia kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha pronari i mobilerisë.
Po ashtu kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili i vuri zjarrin ambientit të biznesit. Nga pamjet shihet qartë momenti kur autori i maskuar afrohet te dera e mobilierisë, thyen xhamin dhe më pas spërkat ambientin me lëndë djegëse.
Lini një Përgjigje