TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 09:38

Tirana do të ndriçojë për festat e fundvitit! Pas vendimit të Kushtetueses, vjen urdhri i parë nga Veliaj

Shkruar nga Pamfleti

Tirana do të ndriçojë për festat e fundvitit! Pas vendimit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta lënë në detyrë, ka ardhur urdhri i parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai ka urdhëruar që kryeqyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

 

Lini një Përgjigje