
Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se do të vazhdojnë protesta për miratimin e minimumit jetik, pasi sipas tij është diçka urgjente.
Në një intervistë për “OraNews”, ai tha se për këtë projektligj është marrë edhe miratimi i qytetarëve të cilët janë dakord me nismën, teksa shkoi se kuvendi nuk është duke e marrë në shqyrtim.
“Protesta tona nuk kanë arritur atë masivisht që ta detyrojnë parlamentin që ta fusin në axhendë si gjë, por ne do të vazhdojmë sepse kemi mbledhur në Shqipëri me qytetarët 21 mijë firma për minimumin jetik. Kemi bashkëpunuar me ekspertë për projekt-ligjit dhe firmat shkuan për verifikim dhe tashmë është në sirtarët e kuvendit. Nga kuvendi ka 6 muaj që nuk kemi marrë përgjigje dhe për të drejtën e 21 mijë qytetarëve që e kanë firmosur atë”, tha Qori.