
Nga transporti i mallrave të rrezikshme te pilotët pa licencë dhe fluturimet hermetike të avionit çarter të kryeministrit, një zinxhir shkeljesh nën heshtjen e institucioneve…
Më 13 mars 2019, pesë muaj pas krijimit vetëm për transport udhëtarësh, kompania “Air Albania” shtoi në objektin e aktivitetit edhe transportin e mallrave, me lejen e qeverisë si ortake dhe përfaqësuese e Flamurit të Shtetit Shqiptar, por pa miratimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Nisur nga fakti se një nga avionët e kompanisë “Air Albania” përdorej nga kryeministri Edi Rama si çarter personal, Autoriteti i Aviacionit Civil e lejoi në heshtje transportin e mallrave, ndërsa shërbimet e policisë dhe të sigurisë nuk kontrollonin se çfarë mallrash transportonin Sinan Idrizi dhe ortakët turq me avionët e “Air Albania”.
“Pamfleti” ka publikuar raporte të SHISH-it dhe agjencive partnere të SHBA-BE-së, sipas të cilave me avionët e kompanisë me Flamur Shtetëror Shqiptar janë transportuar ilegalisht, nga Tirana drejt vendeve jo anëtare të BE-së dhe anasjelltas, mallra të rrezikshme dhe që janë objekt aktiviteti të grupeve kriminale.
Pas 5 vitesh, Autoriteti i Aviacionit Civil u detyrua nga agjencitë partnere të antimafias dhe homologët ndërkombëtarë të reagojë, duke vendosur ndalimin e kompanisë “Air Albania” për transportin e mallrave të rrezikshme.
Me Vendim nr. 113, datë 25 tetor 2024, të firmosur nga Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hema, kompania “Air Albania” u përjashtua nga aktiviteti për të transportuar mallra të rrezikshme për në Shqipëri dhe anasjelltas nga vendet anëtare dhe jo anëtare të BE-së.
Ndërkohë, Vendimi nr. 35, datë 15 prill 2024 i Autoritetit të Aviacionit Civil zbuloi skandalin se kompania “Air Albania” ka përdorur tre pilotë turq; Mojtapa Meshkin Kelk, Deniz Havzali dhe Ismail Faruk Kizila, pa licenca të vlefshme për fluturime, as nga vendet jashtë BE-së.

Kjo është bërë e lejueshme në shkelje të standardeve ndërkombëtare të certifikimit të ekuipazhit ajror dhe në shkelje të Urdhrit nr. 218 të Qeverisë Shqiptare për certifikatat e pilotëve nga vendet e tjera.
Por edhe pas vendimeve të Autoritetit të Aviacionit Civil, Sinan Idrizi dhe administratorët turq Sinan Dilek e Sinan Isik të “Air Albania” kanë vazhduar transportin e mallrave të ndaluara dhe përdorimin e pilotëve të pa certifikuar, duke shfrytëzuar lidhjen me kryeministrin Edi Rama.]

Këto vendime aktualisht nuk kanë më efekt praktik, pasi kompania “Air Albania” ka falimentuar, ka ndërprerë aktivitetin dhe ndodhet nën hetim nga SPAK-u, si dhe në procese gjyqësore ndërkombëtare për mashtrim financiar me kontratat e qirave të avionëve të pasagjerëve.
Më 14 qershor 2025, “Pamfleti” publikoi një informacion të siguruar nga BKH, sipas të cilit agjentët e FBI-së pranë BKH dhe SPAK i dorëzuan Altin Dumanit një rekomandim për nisjen e hetimit mbi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me avionin çarter qeveritar “Ismaili”.
Hetimi u nxit për shkak të natyrës hermetike të fluturimeve pa kontroll doganor dhe policor të avionit çarter “Ismaili”, gjatë 7 viteve, me ose pa praninë e Edi Ramës, nga Tirana drejt Stambollit, Ankarasë, Dubait, Abu Dhabit, Bjellorusisë, Azerbajxhanit dhe destinacioneve të tjera jashtë BE-së dhe anasjelltas.
Objekti i hetimit, që Altin Dumani nuk e nisi dhe që prej 8 muajsh po kryhet nga FBI-ja, ka të bëjë me mallrat dhe personat që kanë udhëtuar me avionin e kryeministrit Edi Rama, pasi agjencia amerikane ka indicie për transport vlerash monetare, ari, trafiqe ndërkombëtare dhe persona në kërkim./Pamfleti
Altin Dumani-t DASH duhet ti revokojë dekoratën. Drejtuesi i ri i SPAK duhet ti rregjistrojë proçedim penal .
Vetem perdorimi i nje avioni te tille si carter nga kryeministri i nje vendi kaq te vogel dhe me i varferi ne europe, per distanca( jo me shume se 2 ore ne cdo cep te eu) te shkurtra, eshte nje abuzim i hapur me fondet publike, nje trajtim pertej cdo mundesie reale financiare te nje shteti qe pensionin mesatar mujor e ka 250 eu ne muaj. Kush eshte ky mbret qe per keto distanca udheton me avion privat? I mbanimend deklaratat qe thoshte se avioni i tij privat kushton me pak se paraardhesi qe udhetonte me avion te zakonshem!!! Cfare absurditeti dhe mashtrimi?! Vetem kaq mendoni cfare njeriu kaq te papergjegjshem dhe abuziv kemi patur mbi koke?! Dhe nese dhe keto qe thuhen qe kete status e ka perdorur dhe per arsye te tjera transport te ndaluar mallrash dhe njerezish tregon per te dhjeten here degradimin total te nje shteti te gerryer nga korrupsioni dhe krimi. Eshte rrezik kombetar duhet ckulur 1 ore e me pare. Si sekt si race. Nje qelbesire nje psikopat nje bythegrisur qe krekoset si gjeli maje plehut ne kanvelarite europianee. Shok me Gysin dhe Sinanin. O zotttttt
Ky rast udhetimet e Kryeministrit me avion privat duhen investiguar nga drejtesia. Eshte shume e thjeshte sa ore fluturime, destinacionet, arsyet e udhetimit, kostot. Ka vite qe ky palaco kryeminister me shume rri jashte se ne Shqiperi ne nje vit. Dmth dhe linja shqiptare me flamurin shqiptar qe u propogandua si histori suksesi, doli prape nje megaafere korrupsioni, ne sherbim te familjes dhe oborrit te kryeministrit. Skandal
Ne kete histori me ben pershtypje reagimi i Kryeministrit. Nuk ka dale te prononcihet, qofte dhe per nje akuze te mbroj veten. Ne asnje rast. E dini ca do nente ky sikir ti binin ne qafe kot. Por jo. Eshte i zhytur nga te gjitha anet. Ka zhytur dhe gjitje bashkepunetoret e vet. Smart city projekt duhet bllokuar sa nuk eshte vone se eshte e turpshme. Prokuroria Posacme dhe GJKKO duhet te jene aktive, duhet ta parandalojne kete cmenduri me cdo kosto. Ka mbeshtetjen dhe bekimin e nje populli te tere. Jane te mallkuar do perfundojne keq. Kryeministri bashke me gjithe shpuren e hajduterve qe ka aktivizuar ne cdo cep te administrates, qe nga pushteti lokal, ujesjellesa, OSHEE, infrastrukture, Dogana, Kadaster, Polici. Eshte nje tmerr i vertete. Te pangopur ne vjedhje.
Idrizi ka zgjedh kush do bohet ambasador e diplomat n Turqi. Kontrolloni kush punon ambasad kush esht atashe ushtarak dhe gjith me radh
Supozoni se nuk kishte aeroplan privat ose Air Albania. Si mund të transferoni 5.5 miliardë para në dorë që qarkullojnë jashtë strukturës bankare? Si mund të sillni para në dorë për ndërtim nga Dubai dhe Katari? Jeni kaq shtypës! Ju lutem, jini pak të dhembshur!
Sa para e flori ka nxjerrë ky dy këmbësh që e quan veten kryeministër vec ai që na sheh nga qielli e di.Si ka mundësi që ne kemi shtet që nuk ka ligje të detyrueshme pa përjashtim për çdo qytetar të vendit.Si ata që marrin pushtetin me votëbesimin e qytetarëve,mund t'a shpërdorojnë atë besim që në rastin më të parë,dhe të mos kenë frikë asnjë ligj, asgjë fare,madje edhe për dhjetë vjet rresht.Përse funksionon një parlament që i kushton taksapaguesve shqiptarë miliarda euro, vite e vite,vetëm që të formulohen ligje ,që në fund,kastat politike e ekonomike të shtetit nuk duan as t'ia dinë për to ,jo më ti zbatojnë me detyrim.Te ne vetëm diktatura bën punë.Prandaj jemi katandisur shtet morracak.