Aktualitet18 Maj 2023, 09:19

Dorëheqja e Alibeajt, Andi Bushati tregon kush mund ta marrë kryesimin e PD

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Alibeajt, Andi Bushati tregon kush mund ta marrë kryesimin
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka treguar se Lulzim Basha mund të marrë kryesimin e PD, duke dhënë edhe arsyet e kthimit të tij.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati tha se Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës, siç thotë Berisha, por është i vjedhur.

“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti-berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur. Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur.

Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata, që janë gabime politike. Por në raport me Ramën, Berisha dhe Basha janë të barabartë, të dy i ka vjedhur dhe masakruar dhe si njeri i vjedhur ka gjithë të drejtën botës të rikthehet në politikë. Ishalla nuk thotë do rri në krye të PD se këtu më mban Taulant Balla. Tani i ka ardhur dita ta çajë politikën me këllqet e veta”, tha Bushati.

andi bushati doreheqje alibeaj pd kryesim