Klodian Braho iu përgjigj shqetësimeve të ngritura nga deputeti socialist Damian Gjiknuri për efektet e sekuestrimeve në ekonomi, duke theksuar se goditja ndaj pasurive me burim kriminal nuk do të ndalet.
Goditja e pasurive të dyshuara si produkt i trafikut të drogës ka sjellë diskutime edhe në radhët e mazhorancës, ku janë ngritur shqetësime për ndikimin që sekuestrimet mund të kenë në ekonomi dhe te palët e treta që kanë marrëdhënie biznesi me subjektet nën hetim.
Gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Damian Gjiknuri ngriti pikëpyetje për pasojat që mund të kenë sekuestrimet e pasurive me vlera të mëdha, duke përmendur edhe rastin e një hetimi që përfshin asete me vlerë 160 milionë euro.
“Çfarë pasojash kanë personat që kanë porositur apo furnizuar në asete që rezultojnë pasuri e krimit? Po hyni me vlera të mëdha, 160 milionë vetëm një rast. A dimë ku po shkojmë? Te palët e treta. Impakti në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Gjiknuri.
Në përgjigje, drejtuesi i SPAK dha një mesazh të qartë se Prokuroria e Posaçme nuk do të tërhiqet nga goditja e pasurive me burim kriminal, pavarësisht shqetësimeve të ngritura për efektet ekonomike.
“Pasuritë e krimit janë tumor në ekonomi dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç sekuestrimit dhe konfiskimit. SPAK është i vendosur të mos tolerojë”, tha Braho.
Kreu i SPAK bëri të qartë se sekuestrimet do të vijojnë edhe në të ardhmen.
“Do të ketë të tjera”, paralajmëroi prokurori i Posaçëm.
Braho sqaroi gjithashtu se, ndërsa SPAK do të vazhdojë të godasë pasuritë që dyshohen se burojnë nga aktiviteti kriminal, interesat e ligjshme të personave apo bizneseve që kanë vepruar në mirëbesim do të mbrohen.
“Sa u takon personave të tjerë të përfshirë në biznese me këto shoqëri tregtare të sekuestruara në mirëbesim, janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojë dhe nuk do t’i cenojë”, u shpreh ai.
Prokurori i Posaçëm pranoi se administrimi i pasurive të sekuestruara mbetet një sfidë, duke theksuar se agjencia përgjegjëse duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar këtë proces.
Me këtë qëndrim, SPAK përcolli një mesazh të qartë edhe ndaj politikës se lufta kundër pasurive me burim kriminal do të vijojë përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, ndërsa mbrojtja e interesave të ligjshme të palëve që kanë vepruar në mirëbesim do të mbetet pjesë e procesit.
Damian cfare kerkon? Palet e treta eshte detyra juaj me politikat sociale. Konkretisht minimumin jetik sipas modelit europian.
Jeni lodhur shume duke goditur. Ndërkohe qe Ballukja e lire, lirshem me jahte dërgon paratë e shqiptarve ne Greqi, Qipro dhe gjithandej... O SPAK, mos tall popullin!
Nese nuk eshte vendos ose ka dyshime me menaxhimin e aseteve te konfiskuar athere e gjithe historia mbaron shkurt hajduti vjedh hajdutin. Popullit qe eshte vjedh ose qe ka derdh djers e gjak bazuar mbi ndershmerin nuk i kthehet asnje gje. Spak besoj ne nje forme a tjeter kete hapin e fundit nuk mund ta lere ne hava. Nje ide e imja eshte qe parat e sekustruar hiq kostot e sistemit te drejtesis te investohen te gjitha ne arsim. Normalisht kete e ben qeveria po duhet ngrit nje opinion ne shoqeri qe kjo te behet sa me shpejt. Historia tregon qe te gjithe shtetet e zhvilluara sot e kane fjlluar nga arsimi. Shqiperia eshte shume prapa po te pakten ta fillojme. Besoj do ishin para te investuara atje ku duhen vertet.
Ky premtoi se di vidhnin më pak ? Ne renacak ne hajdut i the plaka atij që i vodhi fiqt O zot kush na drejton një i çmendur shpirt lik me një tufë hajdutësh mediokër me IQ bretkoce