Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i festës së Portugalisë edhe jashtë fushës. Pas kualifikimit dramatik ndaj Kroacisë në Botërorin 2026, kapiteni i luzitanëve doli në ballkonin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja dhe përshëndeti qindra tifozë që ishin mbledhur për ta pritur.
Me duart lart dhe buzëqeshjen karakteristike, 41-vjeçari iu përgjigj thirrjeve të tifozëve, të cilët brohorisnin emrin e tij dhe të Portugalisë. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale mes mbështetësve të kombëtares portugeze.
Ronaldo ishte një nga protagonistët e suksesit 2-1 ndaj Kroacisë, duke realizuar golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e kualifikimit në minutat shtesë.
Tashmë Portugalia do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-ave, në një nga sfidat më të shumëpritura të Botërorit.
Ronaldo is absolutely LOVING the crowd outside Portugal's hotel in Toronto
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 3, 2026
(via IG/rubendias, saraaxc_) pic.twitter.com/H8nShvuoUQ
Lini një Përgjigje