TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2025, 13:15

Dosja ‘5 D’ në SPAK, dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Dosja ‘5 D’ në SPAK, dënohen 5 ish-zyrtarët e
GJKKO

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie. Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës.


Me nga 9 muaj u dënuan  edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi,  Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Ata u gjetën fajtor për akuzën e "Shkeljes së barazisë në tendera".

spak dënohen 5 ish-zyrtarët e bashkisë së tiranës

Lini një Përgjigje