TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 09:51

Dosja në GJKKO, Etleva Deda do të vendosë për Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Dosja në GJKKO, Etleva Deda do të vendosë për Erion Veliajn

Etleva Deda është zgjedhur me short si gjyqtarja që do të vendosë nëse dosja e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe 16 personave të tjerë.

Gjyqtarja e GJKKO do të vlerësojë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do të mbyllet.

Dosja e Veliajt u dërgua për gjykim më 10 shtator, 7 muaj pas arrestimit të tij. Sipas Prokurorisë së Posaçme janë 9 raste “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të ndarë sipas kompanive dhe organizatave jofitmprurës, me të cilat dyshohet se Erion Veliaj ka bashkëpunuar duke dhënë leje ndërtimi apo fonde publike, në këmbim të ryshfetit, sipas SPAK-ut.

Katër akuza të tjera, përfshijnë “pastrimin e produkteve të veprës penale”, “fshehjen e pasurisë”, “Shpërdorimin i detyrës” si dhe “Futja e sendeve te palejuara në burg”, rast për të cilin ai akuzohet se ka përdorur telefonin e një polici të burgjeve për të komunikuar me familjarët e tij. Sipas SPAK, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë përfitime të parregullta monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani private dhe OJF-të.

Sipas hetimit, subjektet e përfshira kanë vepruar përmes një skeme të mirëorganizuar për të “legjitimuar” pagesat korruptive, duke i kaluar përmes OJF-ve të lidhura me Ajola Xoxën apo bashkëpunëtorëve të saj.

Edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, akuzohet për pjesëmarrje aktive në skemën korruptive, duke vepruar si përfituese direkte ose përmes personave të lidhur me të. Prokurorët përmendin blerje të shumta e të shtrenjta online, në vlerën e rreth 86 milionë lekëve, me para jashtë sistemit bankar. Akuzat ndaj saj janë të njejta me ato që janë ngritur ndaj kryebashkiakut, përjashto rastin e “Futjes se sendeve të palejuara në burg”.

Lini një Përgjigje