TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 11:19

Doganierët grekë në grevë, pezullohet kalimi në pikn kufitare të Kakavijës të hënën

Shkruar nga Pamfleti
Doganierët grekë në grevë, pezullohet kalimi në pikn
Pika kufitare Kakavijë të hënën e pakalueshme

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit dhe Dogana e Kakavijës do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti nëpër pikën kufitare.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe vonesat.

doganierët grekë në grevë

Lini një Përgjigje