
Irena Gjoka është gjyqtarja që do të ketë në dorë dosjen ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza.
Meta, i arrestuar prej tetorit 2024 me urdhër të SPAK, përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe falsifikimit të vulave dhe stampave.
SPAK i ka njoftuar akuzat Metës dh eish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndërsa pas hedhjes së shortit pritet që gjyqtarja Gjoka do e kalojë ose jo për gjykim dosjen e SPAK.
Gjoka do të vlerësojë hetimet e kryera nga Prokuroria Speciale, provat dhe faktet që pretendohet që janë në dosje, për të vendosur më pas nëse do të kalojë për gjykim, do e rikthejë për hetime të mëtejshme apo do të mbyllë ccështjen.
Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimeve paraprake edhe në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha lidhur me atë që njihet si dosja ‘Partizani’. Gjoka është përballur me një seri akuzash nga Berisha, ndërsa firmosi masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi.
Lini një Përgjigje