TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 20:03

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen menjëherë, kategoritë që përfitojnë ulje dënimi dhe pushim të hetimeve

Shkruar nga Pamfleti

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

10 mijë persona do të përfitojnë nga amnistia penale...

Zbardhet drafti i plotë i amnistisë penale. Edhe pse u trumbetua me bujë se amnistia do të ishte për festat e fundvitit, qeveria ka plan ta kalojë tani.

Sipas draftit, pritet të përfitojnë afro 10 mijë persona, mes tyre rreth 380 të dënuar që pritet të lirohen menjëherë nga burgu dhe afro 980 të tjerë që do të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas draftit, nga amnistia do të përfitojnë burrat që janë dënuar me vendim të formës së prerë deri më 31 dhjetor 2025 dhe që kanë dënim deri në 3 vite burg, si dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg. Lirim i menjëhershëm parashikohet edhe për ata që, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë për të vuajtur deri në 3 vite burg për burrat dhe deri në 4 vite për gratë, pavarësisht masës fillestare të dënimit.

Drafti përfshin gjithashtu lirimin e të gjitha grave mbi 50 vjeç dhe burrave mbi 60 vjeç, si dhe të dënuarve që në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël, gjithmonë me përjashtim të veprave penale që parashikohen si të papërfshira në amnisti.

Kush lirohet menjëherë

Sipas projektligjit, përfitojnë lirim të menjëhershëm:

-burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak;

-gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak;

-burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite burg për të vuajtur;

-gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg;

-burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç;

-të gjithë të dënuarit që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël në kohën e kryerjes së veprës penale.

-Ulje dënimi për rreth 1 mijë të burgosur;

Përveç lirimeve të menjëhershme, drafti parashikon edhe ulje dënimi për rreth 1 mijë persona. Konkretisht, dënimi do të ulet me 1 vit për burrat dhe me 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.

Nga këto përfitime përjashtohen të dënuarit nga GJKKO, ata me burgim të përjetshëm, personat që i janë shmangur drejtësisë, si dhe autorët e veprave të rënda penale, përfshirë vrasjen në rrethana cilësuese, vrasjen e funksionarëve publikë, vrasjen e punonjësve të policisë dhe vrasjen në familje.

Pushim i ndjekjes penale për rreth 9 mijë persona

Një tjetër efekt i rëndësishëm i amnistisë penale lidhet me pushimin e ndjekjes penale për rreth 9 mijë qytetarë. Drafti parashikon shuarjen e hetimeve dhe gjykimeve në proces, si dhe të çështjeve të paregjistruara ende, për veprat penale të kryera deri më 31 dhjetor 2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikojnë dënim deri në 3 vite burg.

Edhe në këtë rast, përjashtohen veprat që bien në kategoritë ndaluese të parashikuara nga ligji. Në ligj theksohet se nuk përfitojnë subjektet e SPAK, por kështu u tha dhe në amnistinë e kaluar dhe në fakt përfituan afro 100 persona. /Pamfleti

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

Drafti i plotë i amnistisë/ 380 të dënuar lirohen

 

1 Komente

  1. N
    Nexhi

    Kur do firmoset në fletoren zyrtare ? Jemi në pritje,mundë zëna e thoni? Është folur po asgjë.

    Lini një Përgjigje