Aktualitet30 Nëntor 2023, 07:41

Dritan Goxhaj: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më patriotë se ata të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Dritan Goxhaj: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha se gjesti që bënë shqiptarët e Shqipërisë në vitin ‘99 duke strehuar në shtëpitë e tyre 800 mijë kosovarë është patriotizëm edhe më i madh se ai i kosovarëve vet ndaj vendit të tyre.

Ai tregoi se edhe në kohën e luftës UÇK iu bashkuan vetëm 12 mijë vetë, ndërkohë që secila forcë politike në vend kishte qindra mijëra mbështetës.

“Kur shqiptarët e Kosovës u përzunë dhe erdhën dhe shqiptarët e Shqipërisë bënë një patriotizëm, më i madh se ai që mund të bënin shqiptarët e Kosovës se ata ishin në rrezik në vendin e tyre. Qytetarët nga gjithë Shqipëria shkuan dhe morën shqiptarët e Kosovës në shtëpitë e tyre, kjo është atdhedashuri”, tha Goxhaj në emisionin Now.

Goxhaj se nacionalizmi dhe patriotizmi janë dy gjëra të ndryshme. Goxhaj u shpreh se nacionalizmi është veprimtari si ajo që bëri ai dhe luftëtarë të tjerë që morën armët dhe shkuan të luftonin për lirinë e Kosovës, ndërsa patriotizmi është filozofi jete.

Janë dy koncepte; patriotizmi dhe nacionalizmi janë dy gjëra të ndryshe, nacionalizmi është veprimtari, ne që kapëm armët dhe shkuam atje të luftonim, nacionalizmi është i dhunshëm që kërkon të ndryshojë gjërat. Patriotizmi është filozofi jetë, është të respektosh ligjin, shtetin, lirinë e fjalës, sot kemi njerëz që korruptojmë dhe korruptohen. Kur vjen ndeshja marrin flamurin është folklorizëm por s’mund t’u themi hipokritë. Politika jonë është e gjitha folklorizëm, por këta e dinë mirë dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizimit ndaj janë hipokritë”, tha Goxhaj.