Aktualitet18 Shtator 2023, 21:55

“Droga masive në administratë”, Bledi Mane tregon sa shitet grami i kokainës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Droga masive në administratë”, Bledi Mane tregon sa
Bledi Mane

Gazetari Bledi Mane ka komentuar megaoperacionin e policisë të koduar 'Tempulli' ku u arrestuan mbi 230 persona në të gjithë vendin.

I ftuar mbrëmjne e sotme në “Top Story”, Mane ka folur me shifra për gramin e kokainës, ndërkohë që është shprehur se tashmë kjo drogë është shumë e përhapur në të gjithë vendin.

“Kokaina është bërë shumë masive në administratë, në showbizz. Është e çuditshme që të marresh vesh se qyteti më i droguar në Shqipëri është Gramshi, kjo varet nga jeta sociale, depresioni, rrethi i ngushtë.

Tregu është i prirur tek kokaina dhe hashashi. Po del jashtë mode hashashi në fakt, po e sjellin nga kanadaja. Kokaina shitet grami 100 mijë lekë të vjetra, ndoshta tani këto ditë mund të jetë bërë 120 mijë lekë. Shpërndahet droga nëpërmjet aplikacioneve, çdo lagje ka spaçatorët e vetë.", tha Bledi Mane.

droge administrate bledi mane kokaine