Viktimat janë identifikuar si Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç. Paraprakisht dyshohet se aksidenti u shkaktua nga një manovër e gabuar.
Policia ka bërë publike detaje të reja për aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Mollas–Gostimë, në territorin e Bashkisë Cërrik, ku humbën jetën dy persona dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Sipas njoftimit zyrtar, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga Qemal Çala, 63 vjeç, dhe tjetri nga Sajmir Muça, 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesi Qemal Çala dhe pasagjeri Drilon Tabaku, 22 vjeç, të dy banorë të zonës. Ndërkohë, 38-vjeçari Sajmir Muça u plagos dhe po merr trajtim në spital.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, policia dyshon se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
"Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi S. M., 38 vjeç, dhe tjetri nga shtetasi Qemal Çala ,rreth 63 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit Q. Ç., i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Po ashtu, ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku rreth 22 vjeç.
Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve."-njofton policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.
Lini një Përgjigje