TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2026, 21:29

"Është rritur në Pejë", Robelli: Tirana nuk duhet të heshtë për deklaratën e ministres serbe

Shkruar nga Pamfleti
"Është rritur në Pejë", Robelli: Tirana nuk duhet
Enver Robelli

Gazetari Enver Robelli ka kritikuar mungesën e një reagimi zyrtar nga Shqipëria pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Robelli tha se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në raste të tilla, duke theksuar se edhe Bashkimi Europian e ka dënuar publikisht deklaratën e ministres serbe.

"Mendoj që Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla dhe, në fund të fundit, nuk do të bënte një aksion spektakolar, por do të bënte atë që po bën edhe BE-ja. Shumë zyrtarë europianë kanë dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe dhe do të ishte logjike që këtë ta bënte edhe Shqipëria", u shpreh ai.

Sipas Robellit, mungesa e një reagimi nga Tirana nuk është një sinjal pozitiv.

"Prandaj mendoj që heshtja s'është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, sepse kur shtete të tjera reagojnë dhe Shqipëria hesht, e shoh si mjaft problematike. E shoh problematike kur kryeministri i Shqipërisë nuk prononcohet kurrë në përvjetorët e gjenocidit në Srebrenicë", deklaroi gazetari.

Gjatë intervistës, Robelli zbuloi gjithashtu se ministrja serbe është me origjinë nga Kosova.

"Kjo zonja Paunoviç është me origjinë nga Peja, është rritur në Kosovë, i ka përjetuar vitet '90 dhe ka qenë dëshmitare e represionit të regjimit serb ndaj shqiptarëve. Të ëndërrosh dëbimin e gati dy milionë shqiptarëve një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, nuk e quaj vetëm deformim diskursi, por edhe një deformim të rrezikshëm mental, që meriton ndoshta jo vetëm vëmendje politike, por edhe mjekësore", u shpreh ai në A2 CNN.

enver robelli ministrja serbe

8 Komente

  1. J
    Jeta

    Nuk eshte rastësi, asgje! Pikërisht dje rama bilbiloj ne mediat e shkjaut. Dhe pikërisht dje shkina ministresh ne qeverinë e vellaut te Rames dha kete deklarate.

    1. V
      Vala

      Asgje nuk eshte rastesi. Tirana eshte paralajmrruar te mos fut hundet ne punet e Kosoves e cila pasi mori Beogradin, tani I eshte versulur Tiranes. Mos u merzitni se kjo loje e aventurierit Albin,do kete edhe plot zhvillime te tjera.

    2. S
      Sateri

      O Robell, a s'na thua kane mbetur me islamiste ne Prishtine, per ti derguar ne Tirane? Se jo per gje, por ju reaguat fuqishem kur u shpall non grata islamistja Ikbale Huduti. Mbase keto do ju mesojne faktin se politika eshte reciprocitet.

      1. T
        Tama nBurg, Berisha nBurg

        Nofka "Sater", Kjo shpikja e armiqve nuk eshte vetem paranoj e partisr se punes. Por mbi te gjitha eshte tentim dëshpërues i Rames qe tu hedh hi syve popullit shqiptare te Shqiperise. Nuk ka shqiptar kashte Shqiperise qe jane armiq te shqiptarve brenda Shqiperise. Kjo eshte vetem taktik e Ramutit antishqiptar qe te mbaj te pushtuar shqiptaret gjersa i debon, i vjedh, i drogën, ua grabit tokate.... Ka 36 vite qe ramuti e Salehu dhe klyshet e tyre punojnë lloje lloje te zeza shumë kunder popullit shqiptar, separi atyre brenda Shqiperise. E kish nuk i di sot keto pervec teje o shoku polic i propagandes. Arrihet i shpikje partia e punes per te mbajtur te shtypir popullin. Dhe ju, pinjoll te sllavobolshevikve jeni, te partisë se ounes te miladin popivoćit

        1. D
          Dardani

          Shoku Sateri, Ne shqiptaret e Dardanisë nuk jemi te hidhëruar fare qe nuk reagon joshqiptari jevg i Shurrelit. Ai si jevg pushtues i Shqiperise nuk na ben asnje nder po te reagoj. Nuk jemi aq naiv sa te kerkojme nga nje jevg joshqipyar te reagoj. Jevgu i Shurrelit nuk ka asnje detyrim ndaj shqiptarve. Ai po kryen detyrat e tij, detyrimet qe ka marr per joshqiptare. Dhe po e kryen me zell te madh. Ne vetem oer nje gje habitemi; si ka mundësi kaq shume shkije e grekoshkije komentojnë ketu kaq lirshem ne nje mediat formalisht te licencuara ne Shqiperi?

          1. K
            Koha

            Staeri eshte i deshpruar, eshte perzierje pa identitet, eshte sllavomongol-araboturkokaramlis"grek", eshte turkogrekoshkja. Le te mjekoj deshpriminne tij. Merr terapine se se kështu mbijeton me gjate!

          2. a
            astrit

            Rama e ka gojën për shtatë palë qefe, kur ja ka qefi na gallatos të gjithëve, në këtë rast mos u shqetëso diç do mendoj!

            Lini një Përgjigje