
Juristi Rezart Kthupi ka folur për garën për drejtuesin e ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti.
Ai tha se drejtuesi i ri duhet që të jetë një prokuror që ka hetuar dosje sensitive, ndërsa përmendi edhe dy nga emrat që sipas tij, janë më të favorizuar për të marrë drejtimin e SPAK.
“Kërkohet që të jetë një prokuror që ka hetuar dosje sensitive dhe ka prodhuar produkt nga këto dosje është nja kriteret kryesore që duhet që të vlerësohet puna e një prokurori. Dumani ka marrë pjesë në dosje jo detyrimisht ka hetuar. Nuk di të them me emër kush mund spikat, unë them se do të jetë mashkull, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi mendoj se mes këtyre të dyve do të jetë pasuesi i tij. Faktet provuan që para 3 vitesh politika tentoi të të ndikonte në zgjedhje dhe mund të ndikojë këtë herë”, tha Kthupi për "Report Tv".
Lini një Përgjigje