Aktualitet23 Maj 2024, 12:46

“E kam gati arkivolin”/ Burri tregon divorcin nga gruaja: Rrihte fëmijët dhe mamanë time, më grisi rrobat!

Shkruar nga Pamfleti

“E kam gati arkivolin”/ Burri tregon divorcin nga gruaja: Rrihte

Marseli, që është babai i dy fëmijëve sot, tregon sesi u martua me mblesëri dhe më pas nisën problemet familjare me bashkëshorten.

Ai shprehet se gruaja e ka kërcënuar, rrihte fëmijët dhe nënën e tij. Sipas tij, gruaja nuk i kishte treguar as për një martesë që ajo kishte pasur më herët.

Marseli: Jam martuar përpara 7 viteve. Jam martuar me mblesëri. Në fillim vajza më tha se kam pasur një fejesë dhe unë kisha pasur një lidhje me njohje familjare e nuk e kisha problem këtë gjë. Por ishte martuar gruaja më parë dhe e kam zbuluar kur kemi bërë pasaportat. Arsyeja e divorcit është tradhtia bashkëshortore. Ishte e martuar, i kishin marrë pasaportën dhe ia mbanin në shtëpi njerëzit e ish-burrit. Shtatë vite martesë kanë qenë luftë. Luftë në kuptimin me nënën time, vëllain tim e kunatat. Ajo më hidhte fajet dhe mua edhe nënës time, nuk bënte dallimin mes vjehrrës dhe meje. Unë bleva ca rroba në Itali dhe më tha se i kanë blerë dashnoret e mia, akuza pa fakte. Kur shkova në shtëpi i kishte grisur rrobat. I thashë janë 200 euro ata rroba.

Më tha ti nuk je asgjë e të marrin nëpër këmbë. Ajo kërkonte gjithmonë e më tepër. Kishe ose nuk kishte ajo i donte, duke parë se situata ekonomike ishte jo e mirë, ne mbijetonim. Kamerat i vendosa sepse ajo dhunonte fëmijët dhe nënën time. I kam vendosur sepse ne nuk bënim dot akuza, se policia thoshte se nuk ka prova. Nuk janë vendosur kamerat në tualet a në vende ku ka privatësi. Zonja dhunonte fëmijët dhe i kërcënonte. Urdhrin e mbrojtjes e ka bërë i ati e jo zonja. Qëndrimi i familjes së saj ishte që vajzën e kam martuar këtu dhe këtu do të rrijë, ka shtet e polici dhe për çdo gjë denonconi. Kam ushtruar dhunë psikologjike dhe për 6 muaj kam qëndruar me qira, jam i larguar nga shtëpia. Edhe babai i saj nisi me kërcënime, tha se vajza ime ka shtëpinë tek unë. Në një bisedë me babanë e saj, ajo thotë se e kam gati arkivolin.