Aktualitet23 Maj 2024, 09:04

Operacioni i SPAK, Avokati Ledio Braho: Ose shteti është ortak me krimin, ose e ka frikë

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Avokati Ledio Braho: Ose shteti është ortak me
Avokati Ledio Braho ka komentuar aksionin e fundit të SPAK, ku nga 50 urdhër-arreste u ekzekutuan vetëm 21.

Avokati theksoi se jemi në këtë situatë vetëm falë SKY-t që u zbërthye nga autoritetet belge, pasi në të kundërt krimi do të vijonte të lulëzonte në Shqipëri.

Gjithashtu i pyetur nga moderatorja në Quo Vadis përse ndodhemi në një situatë të rëndë, Ledio Braho tha se krimi në Shqipëri është ortak me politikën dhe policinë.

“Dy janë alternativat ose shteti bashkëpunon me krimin, ose ka frikë. Po të shohësh ngjarjet thuhet që X-i po ndërton këtu, X-i ka këtë lokal këtu. Nuk ka informacion policia për gjithë këtë informacion. Ne na u desh që të dekonspirohej SKY nga autoritetet belge, që SPAK-u të vihej në lëvizje dhe të shihnim ku është krimi i organizuar”, tha Braho.

Ndërkohë avokati theksoi se pa SKY krimi do të vijontë të lulëzonte në vendin tonë.

“Nëse do ishim në kushte normale, krimi do të vazhdonte të lulëzonte. Pa SKY krimi do të vazhdonte bashkëpunimin me shtetin. Ne kemi institucione, kemi Drejtorinë e Pastrimit të Parave, nuk funksionojnë këto? Duke u nisur nga statistikat, ku ka policë që po hetohen, kemi dekonspirim të TIMS, për mua është bashkëpunim, nuk është çështje frike”, theksoi Braho.