TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 16:12

E rrethuar nga uji, familja me pesë anëtarë në Thumanë në rrezik; kërkohet ndërhyrja e forcave operacionale

Shkruar nga Pamfleti

E rrethuar nga uji, familja me pesë anëtarë në Thumanë

Moti i keq ka shkaktuar pasoja të mëdha në vend. Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është në rrezik, pasi është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë.

Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë.

Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi.

Drejt saj mësohet se janë nisur forcat operacionale të MM dhe pritet të bëhet evakuimi.

Lini një Përgjigje