Tirana vijon të mbushet me kulla. Sot në Tiranë u zhvilluar një konkurs për betonimin e zonës ku ka qenë Cirku. Të gjitha projektet e prezantuara kanë pasur në qendër të tyre kullat.
Në praninë e Kryeministrit Edi Rama u prezantuan projektet nga përfaqësuesit e studiove, përkatësisht: COBE, Danimarkë; GO HASEGAËA & Assiciates, Japoni; GROUPËORK, Britani e Madhe; L’AUC, Francë; NIETO SOBEJANO, Spanjë; ARCHEA Associati, Itali, ku në përfundim do të shpallet edhe projekti fitues.
Në nisje të prezantimeve, Kryeministri Rama iu drejtua të pranishmëve me një përshëndetje, ku tha mes të tjerash se Tirana është ‘lokomotiva’ e një transformimi epokal.
“Brenda një harku shumë të shkurtër kohe rikthehemi këtu për një tjetër konkurs ndërkombëtar, këtë herë një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës dhe siç kemi bërë herët e tjera, nga ana jonë, ne kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit dhe kështu jemi këtu, së bashku me një juri, prestigji i së cilës vjen nga prania e disa arkitektëve vërtetë të jashtëzakonshëm që nuk janë thjesht të ftuar nga jashtë, por janë edhe protagonistë të transformimeve të rëndësishme të vendin në fushën e zhvillimit urban me projektet e tyre. Po ashtu, dëshiroj që duke i falënderuar anëtarët e jurisë që pranuan ftesën për të na ndihmuar në një gjykim sa më të mirëarsyetuar, dua të falënderoj edhe të gjitha studiot që aplikuan. Ishin një numër i konsiderueshëm studiosh që aplikuan dhe patjetër që dua t’i uroj sukses studiove këtu të pranishëm që janë përzgjedhur për këtë fazë finale”, tha Rama.
Lini një Përgjigje