Para godinës së Kryeministrisë, protestuesit sfiduan kryeministrin me thirrjen: "Edi Rama, dil në bulevard", duke i bërë thirrje që të dilte përpara qytetarëve dhe të përballej me ta.
Brohoritja u përsërit vazhdimisht gjatë marshimit, ndërsa pjesëmarrësit e artikuluan njëzëri përgjatë itinerarit nga Sheshi "Skënderbej" drejt selisë së qeverisë.
Mes duartrokitjeve dhe fishkëllimave, turma vijoi të përsëriste të njëjtën thirrje, duke e shndërruar atë në një nga sloganet kryesore të protestës. Protestuesit theksuan se kërkojnë që kryeministri të dalë përpara qytetarëve dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre, ndërsa marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe në prani të forcave të Policisë së Shtetit.
Përveç thirrjes "Edi Rama, dil në bulevard", protestuesit brohoritën edhe sloganin "Atdheu është i yni, jo biznes privat", duke vijuar marshimin drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së 29-të kundër qeverisë.
Lini një Përgjigje