TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 21:00

"Edi Rama, fuck you", thirrja e emigrantit: Dil nga Facebook-u dhe eja në protestë!

Shkruar nga Pamfleti

"Edi Rama, fuck you", thirrja e emigrantit: Dil nga Facebook-u dhe eja

Një emigrant shqiptar mori fjalën në protestën e 26-të qytetare para Kryeministrisë, ku mijëra protestues kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalimin e tij, ai falenderoi pjesëmarrësit për qëndresën, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që t'i bashkohen protestës.

Ai e cilësoi protestën si një lëvizje qytetare që, sipas tij, vendos interesin e Shqipërisë mbi përkatësitë politike.

"Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët, si për ju, për emigrantët, çdo individ, çdo shqiptar që mbi të gjitha, mbi partitë, vendos atdheun. Mirënjohje për të gjithë ju! Sot jemi në ditën e 26-të të qëndresës sonë të papushim," u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, emigranti kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe tha se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore deri në arritjen e objektivave të saj.

"Ne jemi këtu për të përcjellë mesazhin më të bukur paqësor, që ti do të rrëzohesh me paqen e këtyre njerëzve. Ti do të marrësh fund nga paqja e këtij populli. Ne nuk e njohim tradhtinë, nuk e njohim pabesinë, por kemi në gen qëndresën dhe revoltën," deklaroi ai.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua diasporës. Ai u kërkoi emigrantëve që, sipas mundësive, të lënë reagimet në rrjetet sociale dhe të jenë fizikisht pranë protestuesve.

"Si emigrant, dua t'u përcjell një mesazh të gjithë emigrantëve kudo që ndodhen. Gjithsecili e ka mundësinë në këtë kohë të jetë krahu juaj në mbështetjen tuaj këtu në qëndresë. Mjaft më me tastierat e Facebook-ut e të rrjeteve sociale! Sot ky popull ka nevojë për ne këtu," tha ai.

Në përfundim, ai iu drejtua edhe bashkëqytetarëve të tij, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

"Kjo është situata më kritike që atdheu ynë po përjeton. Dikur burrat luftonin pushtuesin, sot pushtuesin e kemi të brendshëm. Ju bëj thirrje të gjithëve të jemi këtu, në mbështetje të shqiptarëve, për Shqipërinë dhe për shqiptarët," përfundoi emigranti.

 

emigrant proteste edi rama dita 26-të

Lini një Përgjigje