TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2025, 12:25

Eksperimenti me "Diellën", drejtuesi i Programit të Zhvillimit- Ramës: Ju nuk jeni kryeministër normal!

Shkruar nga Pamfleti
Eksperimenti me "Diellën", drejtuesi i Programit të
William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv

Gjatë prezantimit të projektit Startup Albania, William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, ka lavdëruar iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të integruar Inteligjencën Artificiale (IA) në strukturat e qeverisë shqiptare.

Ai e përshkroi këtë hap si një vizion të guximshëm që do të mundësojë zhvillimin e inovacionit dhe krijimin e mundësive të reja për shoqërinë dhe ekonominë.

“Nder i madh te jem këtu sot. Shqipëria po marrin vëmendje të madhe jo vetëm për AI, por për shkak tuajin, kontributin tuaj. Ju nuk jeni vend normal. Ai nuk është një kryeministër normal. Dhe kjo është një gjë e mirë sepse ju nuk keni kufizime. Ka aq shumë njerëz në Shqipëri që popullsia barazohet me një qytet i vogël në kinë por ju nuk duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacion, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qenit gjeni. Kanë menduar se po të hapesh AI është çmenduri, tani mendojnë se është gjeni. Ju po e bëni ambientin e sigurt për të gjithë publikun dhe do të krijoni gjeni me këtë terren.

Nëse doni të përqafoni inovacionin, turbulencat janë situata të favorshme sepse ju lejojnë të prishni status quonë. Aryseja se pse jeni një një vend frymëzues është se e keni thyer status quonë. Ju jeni shembelltura e krijimit shkatërrues, në sens krijues. E para është të kuptojmë se qeveritë janë ato që kryejnë inovacionin”, tha ai.

1 Komente

  1. H
    Hologram

    Se mos wshte holigram ky. Seshte e mundur te flase sikur tja kishte shkruar Dielli fjalen me doren e vete. Ose e kapunesuar dhe kete.

    Lini një Përgjigje