TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 21:38

Ekspertë në nxjerrjen e kokainës nga lëkurat e kafshëve, Klodiana Lala tregon dëshmitë e kolumbianit dhe venezuelaseve të kapur në Qerekë

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertë në nxjerrjen e kokainës nga lëkurat e

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për operacionin e SPAK të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ku u zbulua një laborator kokaine dhe u arrestuan 10 persona, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Lala tha se GJKKO caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për 10 persona të arrestuar, mes të cilëve 3 janë shtetas të huaj, dy venezuelas dhe një kolumbian.

Sipas SPAK, dy shtetasit nga Venezuela do kryenin rolin e kimistëve, duke ndarë drogën nga lëkurët e lopëve që ishin të kriposura ose të regjura.

Në pohimet e tyre,  njëri nga Venezuela ka thënë se ka ardhur për mbjellje flokësh në një nga klinikat në Tiranë. Madje ka paraqitur edhe biletën e kthimit

Shtetasi i dytë nga Venezuela ka pretenduar se ka ardhur për tregti rrobash, do të blinte disa rroba, duke paraqitur edhe fatura.

Shtetasi kolumbian ka pretenduar se i janë mohuar të drejtat e tij, duke mos dhënë sqarime të tjera”, tha Lala në “Open”.

Lini një Përgjigje