TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2026, 20:02

Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në/ Rama nga Brukseli: Një tjetër gur kilometrik drejt anëtarësimit

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në/ Rama nga Brukseli:
Konfereca e shtypit

Shqipëria ka hedhur sot një tjetër hap në procesin e integrimit europian. Në Bruksel u zhvillua konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve të parë negociues: Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencë së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, ndërsa Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi për herë të parë në më shumë se dy dekada u zhvilluan katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Në fjalën e tij, Rama tha se mbyllja e tre kapitujve përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. E sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm: Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë”, tha Rama.

Kryeministri falënderoi gjithashtu Komisioneren Marta Kos për mbështetjen gjatë procesit të negociatave.

Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengesave. Po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare të BE-së. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe janë gjithmonë më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon. Duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate për njerëzit tanë”, u shpreh Rama.

 

be shqiperi negociata

Lini një Përgjigje