TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Korrik 2026, 19:27

Dokumenti/ Ndërkohë që protestat vazhdojnë, jepet për kulla Fusha e Aviacionit; 65% të sipërfaqes së ndërtimit e përfiton privati

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Ndërkohë që protestat vazhdojnë, jepet për

Më 9 korrik, Elira Kokona publikoi njoftimin për tjetërsimin e Fushës së Aviacionit (7940 m² truall); aty do të ngrihen kulla me 50 mijë m² sipërfaqe mbi tokë. Shteti do të marrë vetëm 35%, ndërsa privati 65% dhe 100% të nëntokës, në shkelje të normës ligjore 40-45%. Ankandi do të zhvillohet më 4 shtator, pasi Rama të kthehet nga pushimet.

Ndërkohë që protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë protestën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ky vazhdon dhurimin e pasurive shtetërore, duke vendosur që pas pushimeve, muajin shtator ta fillojë me një pazar tjetër.

Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, më 9 korrik 2026, ka publikuar Njoftimin Nr. 334/7, për tjetërsimin në shesh ndërtimi kullash të Fushës së Aviacionit në Tiranë dhe objekteve të bazës së helikopterëve civilë.

Dokumenti/ Ndërkohë që protestat vazhdojnë, jepet për

Në njoftim thuhet se në truallin 7940 m² të Fushës së Aviacionit do të zbatohet projekti i investimit të emërtuar: "Korpusi i institucioneve të pavarura dhe qendra për zhvillimin multifunksional", nëpërmjet sipërmarrjes shtet-privat.

Ky projekt parashikon ndërtim kullash me hapësira për banim, biznese, hoteleri, zyra e parkim privat, dhe hapësira shërbimesh publike me zyra për Avokatin e Popullit, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

Me pazarin paraprak që kryeministri Edi Rama ka bërë me privatët për truallin e Fushës së Aviacionit me sipërfaqe 7940 m², është vendosur që 35% të sipërfaqeve të ndërtimit t'i marrë shteti, ndërsa 65% të sipërfaqeve t'i marrë privati.

Sipas projektit, sipërfaqja totale e ndërtimit do të jetë 50 mijë m² vetëm mbi tokë, ndërsa në sipërfaqet nëntokë, që do të jenë parking, njësi e shërbimi, shteti nuk do të përfitojë as 1 cm², sepse kështu është bërë pazari nga Edi Rama.

Sipas normës ligjore për kontratat e sipërmarrjes, shteti duhet të përfitojë 40-45% të krejt sipërfaqes së ndërtimit mbi e nëntokë; por në njoftimin e bërë nga Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, shteti do të përfitojë vetëm 35% të sipërfaqes mbi tokë.

Ankandi për të dhënë edhe Fushën e Aviacionit për kulla do të zhvillohet më 4 shtator 2026, pasi "sulltan" Edi Rama të kthehet nga pushimet verore, pra, kur të jetë "më i qartë" për të vendosur se cilës kompani do t'ia japë truallin, nga ato me të cilat ka bërë pazarin qysh para 6 muajve, kur me Vendimin Nr. 119, datë 27 shkurt 2026, urdhëroi tjetërsimin e Fushës së Aviacionit në truall për kulla dhe ia kaloi në administrim "ushalleshës" Elira Kokona të Korporatës së Investimeve.

Në njoftimin e ankandit thuhet se gara do të bëhet për përzgjedhjen e projektit të kullave dhe për kompaninë zbatuese e ndërtuese; por në faqen e Korporatës së Investimeve Shqiptare thuhet se kompania projektuese është "TBD", fakt që tregon se gara do të jetë formale e fiktive.

Të presim dhe të shohim se cila do të jetë kompania e preferuar që do të përzgjedhë kryeministri Edi Rama për të ndërtuar kullat, dhe që do të përfitojë 65% të sipërfaqeve mbi tokë e 100% të sipërfaqeve nëntokë./Pamfleti

fusha e aviacionit kulla

2 Komente

  1. F
    Five company

    Kur Edi te kthehet nga pushimet 2 grupe jane gati per fillimin " e luftes per betonizim" Nga Kruma e Kuksit, te gjithe jane mbeshtetje te mtit te Nelson Mandeles. Grupi tjeter mbron regjimin e dikurshem te Pretorias. Te dy keto grupe kane lene gjurme ne histori per racizem dhe kunder racizmit. Edit nga clodhja i duhet te vij ne pune dhe te zgjedhe... Edit i duhet te jete i kujdeshem ne pigmentin e lekures. Sa me te zeze ta kete aq me shume merr vota Kruma. Sa me te bardhe ta kete votat i shkojne Zegjinese...

    1. N
      Nuk ka rendesi emri, dhashe mendimin tim pa share

      Te zbatohet me reptesi LIGJI 40-45% shteti si mbi tok dhe nen tok. TE meren masa te repta per ata ose ato qe shkelin. ligjin qofte edhe kryeministri I cili eshte I detiruar te Mari masa per shkelesit e ligjit.

      Lini një Përgjigje