Fillimisht u raportua për një transferim të mundshëm te Borusia e Dortmundit, por ky lajm nuk u konfirmua dhe marrëveshja nuk ekziston.
Më pas, në skenë doli edhe Barcelona, me katalanasit që e kanë parë si një alternativë në rast se Ferran Torres largohet nga skuadra. Megjithatë, lista e interesimeve për sulmuesin kosovar është zgjeruar edhe me dy klube të tjera të Bundesligës.
Një prej tyre është Lajpcigu, që po monitoron situatën dhe mund të hidhet në sulm për Asllanin nëse ka largime në repartin ofensiv. Madje, sipas raportimeve, kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit kanë avancuar dhe palët do të ishin të gatshme për të diskutuar një marrëveshje.
Edhe Shtutgarti ka shfaqur interes për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Klubi gjerman fillimisht kishte synuar transferimin e Xhenan Pejçinoviç, por oferta prej 18 milionë eurosh për të u refuzua nga Volfsburgu.
Megjithatë, një transferim i Asllanit nuk pritet të jetë i thjeshtë. Klubi aktual i tij, Hofenhejmi, kërkon aktivizimin e klauzolës së largimit, e cila kap shifrën e 30 milionë eurove. Kjo shumë mund të jetë pengesa kryesore për klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.
Lini një Përgjigje