TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 07:47

“Ekstremistët kishin humbur nga radarët”, Karamuço: Ishin të rrezikshëm, mund të ketë dhe persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

“Ekstremistët kishin humbur nga radarët”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy terroristët në Orosh, Juljan Çumrraku dhe Hamza Uka, kishin humbur nga radarët e policisë, teksa ishin në kërkim.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Karamuço u shpreh se ata do krijonin celulë terroriste.

“Duhet saktësuar diçka, policia ka qenë e shqetësuar kohët e fundit, këto persona të skeduar kishin humbur nga radarët. Kishte filluar një formë e kërkimit të tyre, por pa rënë në sy. Ata kanë rezistuar, në ato moment është njoftuar drejtori i qarkut. Është njoftuar drejtori për arrestimin e tyre. Ishin të skeduar, rrezikshmëria e lartë, ishte për shkak të eksperiencës së tyre komando, në Irak dhe Pakistan. Mund të ketë edhe persona të tjerë. Rreziku më i madh i antiterrorit, këta janë. Ne kemi disa xhami që janë të paregjistruar në komunitetin tonë mysliman. Nuk e dimë kush janë imamët, çfarë predikohet. Mund të kemi disa nga këto celula të rrezikshme. Duhet përmendur puna e mirë e negociatorëve të RENEA”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje