Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku theksoi se në Shqipëri po përflitet për arrestimin e një zyrtari të lartë.
I ftuar në studion e “Top Talk”, Karamuço tha se po qarkullojnë informacione për arrestimin e një prej ish-drejtuesëve të një nga bashkitë më të rëndësishmë në vendin tonë, ndërsa nuk përmendin emra konkretë.
“Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat”, tha Karamuço.
Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?
“Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie”, u përgjigj ai.
Lini një Përgjigje