
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se “SKY ECC” nuk e ka plotësuar akoma mozaikun pasi mungojnë komponentë politikë dhe të shoqërisë civile.
Eksperti i ftuar në emisionin “Top Talk”, u shpreh se ka të dhëna që duhen verifikuar se në 16 mijë abonentë të SKY ka patur edhe politikanë.
Karamuço thekson se mbetet për tu parë roli i tyre dhe çfarë kanë komunikuar.
“SKY ECC nuk e ka plotësuar akoma mozaikun e madh që të ketë gjithë komponentët brenda. Deri tani mungon komponenti politik, mungon komponenti i shoqërisë civile. Pra njërin e ka për propaganda, njërin e ka për mbrojtje dhe bashkëpunim për të marrë gjithë tenderat publikë dhe për të emëruar gjithë personat për të marrë nën kontroll shtetin.
Krimi ka gjithmon idenë për ta kapur shtetin dhe nga ana tjetër ne kemi vetëm disa organe ligjzbatuese Prokuroria dhe policia dhe organizata kriminale. Pra duke ecur më tej dhe duke ardhur janë gati 80 mijë dokumente që vijnë me miliona mesazhe. Ne do të shikojmë se si janë sendertuar nga vitit i 2019-2021 të gjitha këto grupe me politikën.Po ka të dhëna të besueshme dhe që duhen verifikuar. Ne në ato 16 mijë abonentë që kemi patur, ka patur dhe politikanë patjetër . Do të shikojmë rolin e tyre dhe për çfarë kanë komunikuar”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje