Ditën e sotme po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij.
Ish kreu i ARRSH, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kërkon kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari.
Në seancën paraprake për dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, SPAK po merr në pyetje edhe biznesmenin Valter Begaj që është marrë i pandehur.
Begaj kishte bërë memo me pretendimin se i është mohuar i drejta e dhënies së deklarimeve.
Ndërkohë lidhur me këtë dosje që përfshin 23 të pandehur fizikë dhe 2 juridikë, javën e kaluar Evis Berberi kërkoi gjykim të shkurtuar kërkesë për të cilën GJKKO nuk është shprehur ende.
Ai kërkon gjithashtu kthimin e sendeve të sekuestruara dhe papërdorshmërinë e akteve.
SPAK-u thotë se zyrtarët nën akuzë përmes një skeme të përpunuar bashkëpunimi mes tyre dhe kompanive private synonte kontrollin dhe përfitimin sistematik nga fondet publike në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.
Pas përfundimit të parashtrimeve nga palët, togat e zeza do të vendosin nëse e kalojnë në gjykim dosjen, e kthejnë pas për plotësim aktesh apo e pushojnë çështjen.
Nga 23 të pandehurit, 22 kanë kërkuar gjykim të shkurtuar përveç Valter Begajt dhe dy shoqëritë e tij kërkuar plotësim hetimesh (rikthim të çështjes për hetim)”, raporton për “Ora News”, gazetari Edison Vatnikaj.
Berberi u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
Lini një Përgjigje