Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Pronari i këtyre pasurive mësohet se është një person i cili ndodhet nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash.
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro, të cilat dyshohen se janë vënë nga veprimtaria kriminale.
Bëhet fjalë për 12 pasuri, të cilat janë në pronësi të 91-vjeçarit Pelivan Canaj dhe djemve të tij. Organi i akuzës njofton se i moshuari po ashtu është vënë nën hetim edhe për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve.
Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Canajt, të cilat përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me vlerë totale rreth 4 milionë euro.
9 prej pronave janë në emër të djalit të tij Fatos Canaj, ndërsa 2 apartamente në emër të shoqërisë “Faed” sh.p.k po ashtu në pronësi të Fatos Canajt dhe vëllait të tij Erion Canaj.
Njoftimi i plotë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.
Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe
– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
Në një tjetër rast të ndarë, tre shtetas kosovarë, E.Th., B.K., dhe M.K. janë dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.
Veprimet e Prokurorisë së Vlorës synojnë të rrisin kontrollin mbi aktivitetet kriminale dhe të parandalojnë përdorimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, duke treguar një qasje të vendosur të drejtësisë shqiptare ndaj veprimtarive kriminale që përfshijnë pasuri të mëdha.
I nderuar Pamflet historia e konfiksimit te pasuris se pa ligjeshme per cdo individ ka qen nje ender pervpopullin shqiptar asnje dukument ose vendim konfiksimi nuk eshte egzekutuar me dhjetra raste di une qe ngs LSI ne sarand apo ish presidentit apo ish ministrit apo ishbzv/presidentit apo sot Ballukut qe do ti shtetezohen vete pleshtat e pulabe qe kane kotec Apo berishes…do ti konfiksiohen gjethet e peneve qe kane rene ne bacenne viles ne Dures qe u konfuöikszsn vilahote por ne fakt nje vrim ne uje…nda per te ruajtur pristigjon tuaj mos nxirni shkrime ne ket nivel