TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2025, 07:25

Kreshnik Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Salianjin edhe nëse ky

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha.

Me qëllim riformatimin e PD Ervin Salianji mbajti dje foltoren e parë nga Durrësi. Spahiu tha më tej se Salianji ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se sheh si kryetar të PD, por të ndërtojë profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani.

"Kjo tregon se demokratët mbështesin një diskurs tjetër të PD. Salianji do të pozicionet kundër Berishës sepse Berisha do ta shpallë armik. Salianji duhet të kuptojë ku e ka forcën e tij. Salianji sot ka raporte të mira me liderët e partive të reja dhe ka mbështetjen e atyre strukturave që janë të reja dhe s’janë konsumuar në të shkuarën me poste dhe me pushtet. Ai ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se shoh kryetar të PD, por duhet të ndërtoje profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani", tha Spahiu.

1 Komente

  1. T
    Trimi

    A zuzar zuzar skile ishe trim ti dikur ne politik kredhnik e sot do ish ne krah te tyre si lider…por mani mani shum shum mani dhe i zhduke politikidht…si hajdut ..sot me xhepin plot jasht atdheut do me i dhen ment shqiptareve si patriot qe digjesh per atdhen…a skile skile ..kameleon sje vetem ke shok boll Ben Blushin Grida Duma etj

    Lini një Përgjigje