TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2023, 16:23

Çështja "Beleri", Artan Hoxha: Ka të drejtë të betohet deri në një dënim të formës së prerë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja "Beleri", Artan Hoxha: Ka të drejtë

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me çështjen “Beleri”. Ai tha se kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ka të drejtë të betohet përsa kohë nuk ka një dënim të formës prerë.

“I ka kaluar katër muaj kur është bërë arrestimi i personit që është votuar për të qenë kryetari i Bashkisë Himarës. Dhe pse është një personazh që nuk e di si prezantohet sepse ka shumë emra. Fredi Belerit nuk ia mohon dot të drejtën për t’u betuar si kryetar bashkie, për sa kohë ai nuk ka një dënim të formës së prerë. Edhe nëse dënohen në shkallën e parë, ai do të dalë nga burgu, ai prapë e bën betimin”, tha Hoxha.

Kujtojmë se, Beleri u arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet se ka blerë vota gjatë fushatës zgjedhore.

artan hoxha fredi beleri betim

Lini një Përgjigje