
BE ka kërkuar të përmirësohen ligjet mbi abuzimet me fondet e BE dhe të lehtësohen procedurat hetimore duke i dhënë më shumë akses OLAF-it...
Abuzimi me fondet e BE mbetet shqetësim serioz për Brukselin. Pak ditë më parë u bë e ditur se janë ndërprerë fondet Ipard për bujqësinë, pasi ka dyshime se janë përvetësuar. OLAF ka nisur një hetim për rastin dhe madje ka bërë kontrolle në AZHBR. Sigurisht kambanat bien për Frida Krifcën.
Por problemi me abuzimet me fondet është ngritur dhe në tryezën e diskutimeve sa i takon procesit screening. Sot u publikua raporti mbi përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE në kuadër të hapjes së negociatave dhe Brukseli kërkon të merren urgjent masa sa i takon abuzimeve me fondet që vijnë nga Brukseli. Po ashtu kërkohen hetime për abuzuesit.
“Korniza ekzistuese legjislative është pjesërisht e harmonizuar me acquis të BE-së. Vendi duhet të rishikojë legjislacionin penal për të arritur përputhjen me Direktivën 2017/1371 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të Bashkimit me anë të ligjit penal.
Shqipëria duhet të miratojë një strategji kombëtare kundër mashtrimit për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian dhe duhet të vazhdojë të sigurojë funksionimin efikas dhe efektiv të shërbimit të koordinimit kundër mashtrimit (AFCOS) dhe rrjetit përkatës. Megjithëse bashkëpunimi për hetimet është përmirësuar, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në zhvillimin e një historie solide në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në mënyrë që ata të mund të kryejnë plotësisht detyrat e tyre në kryerjen e një kontrolli në vend në përputhje me Rregulloren", thekson raporti. Po ashtu kërkohet një historik me raportim e të gjitha parregullsive me fondet.
Pak kohë më parë OLAF kreu një inspektim në AZHBR dhe zbuloi shumë shkelje me fondet. Për këtë arsye pati dhe një padi në SPAK dhe grantet janë bllokuar. Ky është një skandal i madh, pasi shumë miliona kanë shkuar në xhepat e ministrave dhe drejtorëve. /Pamfleti
Lini një Përgjigje