Aktualitet31 Korrik 2023, 20:25

“Shteti duhet të reagojë”, Spahiu: S’ka turizëm elitar kur djeg plehrat dhe derdh ujërat e zeza në det

Shkruar nga Pamfleti

“Shteti duhet të reagojë”, Spahiu: S’ka turizëm

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të flitet për turizëm elitar në një kohë kur ende digjen plehrat dhe ujërat e zeza derdhen në det.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiut tha se ky është momenti kur shteti duhet të ndërhyjë për të mundësuar zbatimin e  ligjit për mbrojtjen e mjedisit, sidomos në zonat turistike dhe veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Shteti duhet të krijojë një infrastrukturë të caktuar. Ku vjen në Shqipëri nga ajri, sa i afrohesh tokës shqiptare sheh shtëllunga tymi të plehrave që digjen sikur jemi në Afganistan. Nëse kemi një legjislacion të caktuar duhet respektuar sidomos në zonat turistike. Nuk duhet të hapen kantiere ndërtimi në sezonin turistik, kjo do të thotë të sabotosh turizmin e atij vendi. Të huajt që vijnë në Shqipëri kanë një imazh të tmerrshëm për Shqipërinë nisur nga viti ’97. Na imagjinojnë një vend si Meksika me banda. Duhet të jemi të kujdesshëm në garancinë që japim për sigurinë në vendet turistike”, tha Spahiu.

spahiu turizmi shteti