TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2025, 22:38

Eugen Beci: Gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është frymëzuar nga liderët e mazhorancës dhe opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Eugen Beci: Gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është

Avokati Eugen Beci, teksa ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaj, deklaroi se gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është frymëzuar nga politika, ku lideri i mazhorancës dhe opozitës kanë anatemuar me emër gjyqtarë apo prokurorë të caktuar.

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është rritur dhe duhet ndalur. Në rast se politikanët nuk merren me thelbin e drejtësisë, por merren me individin duke e anatemuar, sigurisht që do shtojnë gjuhën e urrejtjes. Gjuhën e urrejtjes e frymëzon lideri i mazhorancës, lideri i opozitës, politikanë të ndryshëm. Kur shefi i mazhorancës dhe opozitës i drejtohet një magjistrati me emrin ‘birbo’, një person në rrugë mund ta pështyjë! KLGJ duhet të ishte artikuluar qartë”, tha ai në “FactCheck” në “MCN”.

I pyetur në lidhje me konkursin e hapur nga Apeli për punonjës sigurie me pagë 500 euro, Beci vuri në dukje se problemi duhet zgjidhur në themel, dhe është e pamundur të zgjidhet me roje cilësore dhe skanera të mirë.

Në rast se ti në funksionimin e gjykatës s’ke marrë masat thelbësore që të kesh sallën e gjyqit gati dhe oraret e fiksuara, këto masa që do t’ia japësh rojës dhe ai do t’i zbatojë, do kthesh në kolaps procesin gjyqësor që do zhvillohet brenda, sepse s’ka gjyq që s’fillon me vonesë 30-60 minuta. Në rast se gjyqi fillon me vonesë ky zotëria a ka mundësi të akomodojë të gjitha palët në pritje të gjykimit?! Nëse do zbatohet kështu, do na zvarriten gjyqet me një orë më tepër se sa na i zvarrit gjykata. Është e pamundur të zgjidhet me roje cilësore dhe skanera të mirë, duhet zgjidhur në thelb problemi”, tha ai.

Lini një Përgjigje