TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2025, 19:43

Protesta për UÇK, Abilekaj: Tubimi i hipokrizisë, Rama kërkon të mbajë influencën në trevat shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për UÇK, Abilekaj: Tubimi i hipokrizisë, Rama

Analisti Enton Abilekaj ka reaguar ashpër ndaj protestës së organizuar nga Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Abilekaj e quan protestën “tubim hipokrizie”, të mbushur me kalkulime politike dhe jo me ndjenja të sinqerta kombëtare.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i këtij tubimi nuk është mbështetja për luftëtarët e UÇK-së, por përpjekja e Ramës për të ruajtur dhe zgjeruar influencën e tij në trevat shqiptare, sidomos në prag të balotazheve në Kosovë dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se në vend të parullave në shesh, politikanët shqiptarë duhet të ndërmarrin hapa konkretë, siç është një iniciativë parlamentare për abrogimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, çdo gjë tjetër është veçse teatër dhe manipulim i ndjenjave patriotike për përfitime elektorale.

Nuk e mbushën dot as sheshin, Shqipëria dhe Kosova.

Njerëzit nuk janë aq naivë sa të mos e kuptojnë që ky është tubimi i hipokrizisë, me anë të të cilit Rama kërkon të mbaje influencën në trevat shqiptare, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe balotazheve në Kosovë.

Për ironi të fatit aty janë mbledhur ata që e votuan, e propaganduan dhe e negociuan Gjykatën Speciale.

Në vend që të zhbëjnë gabimin e tyre me një iniciativë parlamentare për abrogimin e saj, dalin në shesh dhe shtiren si patriotë", shkruan Enton Abilekaj në një postim në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje