
Gazetari Xhavahir Zhabina, u shpreh përveç të të dhënave që dihen tani për fatin e Ervis Martinajt, mund të përdoren të dhënat që mund të vijnë nga familjarët, por edhe nga burgjet në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Zhabina tha se se nga përgjimi i familjarëve mund të arrihet në përfundimet nëse Martinaj ka vdekur apo jo, teksa mori si shembull rastin e kunatit të Tomaso Bushetës, që u vra në Itali.
Pjesë nga biseda
Xhevahir Zhabina: Nëse do të ishte Aldo Avdyli, nuk duhet ta mbante prokuroria e Lezhës, pasi minimum kemi grup të strukturuar kriminal. Nuk e mban dot prokuroria e Lezhës. Tjetra, jam me tezën që familjarët janë shumë të rëndësishëm në këtë hetim. Nuk e dimë sa ka ecur prokuroria e Lezhës. A janë vënë në përgjim familjarët?
Kujtoj një histori. Kunati i Tomaso Bushetës, që u vra në Itali, prokuroria nuk i gjeti trupin, por e vërtetoi se ishte i vdekur nga përgjimet e familjarëve. Tjetra, mendoj se një vrasje e dyshuar e tillë, informacioni më i vlefshëm, mund të vijë nga burgjet, burgjet shqiptare kanë informacion plot. Kemi parë ngjarje të tjera të zbardhura nga informacionet e burgjeve. Për këtë ngjarje nuk ka info nga SKY ECC, pasi nuk korrespondon si periudhë kur ka ndodhur ngjarja. Por mund të ketë të dhëna në Matrix. Ndoshta do të duhet kohë që mesazhet të kalohen në filtra.
Sokol Bregu: Përdora disa emra, që Rama është porositës, e ka thënë xhaxhai i viktimës. Që Samiri është porositës, e ka sjellë familja. Që Indriti është person që ishte në hasmëri, sepse i kanë vrarë persona të afërm. Për të ardhur te pika e fundit. Aldo Avdyli, që ishte njeriu që duhet të vriste, që ishte në trup me të, për të vrarë Durim Bamin. Kishin aleancë për të vrarë Durim Bamin.
Lini një Përgjigje