
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar raportin final të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit 2025. Spahiu tha se fakti që OSBE vijon që të vëzhgojë zgjedhjet, sipas tij do të thotë se vendi nuk ka arritur ende standardet demokratike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se në Shqipëri zgjedhjet janë njohur edhe kur janë marrë me dhunë.
“Zgjedhjet në Shqipëri i është vënë kapak me raportet e OSBE-ODHIR edhe kur janë marrë me kallashnikov në ‘97. Raporti për mua nuk është as mish dhe as peshk. Shqipëria ka nevojë ende për prezencën e OSBE në zgjedhje. OSBE i monitoron zgjedhjet në disa vende të Europës, ndër to edhe Shqipëria. Nëse Shqipëria do kishte zgjidhje të lira OSBE nuk do të kishte zyrë në Shqipëri. A ka probleme? Normalisht që ka”, tha ai në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv.
Spahiu bëri edhe një krahasim të këtij raporti me raportet për zgjedhjet ndër vite.
“Tek raporti unë do gjejë disa diferenca. Në zgjedhjet e para 8 vitesh thuhej se shqiptarët merrnin lekë për të dhënë votën. Në raportin e sotëm nuk flitet për shitblerjen e votës me para. Nuk ka vënë re problemet e financimit të partive, më shumë se i lejon Kodi Zgjedhor. Nuk konstaton prezencën e të huajve në fushatë dhe mungesën e transparencës financiare si edhe të elementëve kriminal në zgjedhje. La Civitan se ka parë vetëm OSBE, të gjithë ne e kemi parë”, tha ai.
Lini një Përgjigje