TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 12:33

Fatime Kryemadhi refuzon gjykimin e shkurtuar: Nuk kam bërë pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti
Fatime Kryemadhi refuzon gjykimin e shkurtuar: Nuk kam bërë pastrim
Fatime Kryemadhi

Seanca e parashikuar për shpalljen e pretencës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhës dhe Ema Çokut ka marrë një tjetër rrjedhë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë seancës, Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi, ka deklaruar se nuk dëshiron të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, duke kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj saj.

“Nuk dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash”, është shprehur ajo para trupit gjykues.

Pas kësaj deklarate, gjykata është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e të pandehurës lidhur me procedurën e gjykimit.

Ndërkohë, trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën për shpalljen e moskompetencës dhe transferimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, duke vendosur që dosja të vijojë të shqyrtohet në juridiksionin e GJKKO-së.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Fatime Kryemadhit, të pandehur janë edhe Piro Xhixho dhe Ema Çoku, ndërsa SPAK pritet të paraqesë pretencën e tij pas zhvillimeve procedurale në seancë.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta jane te gjithe per te mo i nxjerre kurre nga burku me soj e sorrollop.

    Lini një Përgjigje