TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Korrik 2026, 20:23

Rrobaqepësi i ligjeve me porosi po qep një të tillë për Keny West!

Shkruar nga Irena Beqiraj
Rrobaqepësi i ligjeve me porosi po qep një të tillë për
Edi Rama dhe Keny West

Në rastin konkret meqë organizatorët e koncertit nuk denjuar të aplikojnë apo për më keq nuk janë paraqitur më parë pranë MTKS për të përfituar sipas akteve ligjore të sipërpërmendura, qeveria ka bërë serish atë që di të bëj më mirë "ka qepur një ligj me porosi pa asnjë vlerësim për përfitimet pa proçedurë Ministri i Financave ka prekur fondin e Emergjencës.

Po! Jo vetëm po jep 4.2 milionë euro, por po i jep ato nga fondi i emergjencës me akt normativ i cili do të miratohet nga "Kuvendi i Zeqinesë".

Edhe pse ligji nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën” të ndryshuar, edhe ligji Nr. 93/2015 “Për turizmin” kërkon  që mbështetja financiare për aktivitete ose projekte të fushave respektive,të jepet sipas procedurave standarde të shtrira në kohë, në bazë të shprehjes paraprake të interesit të palëve,  dhe ndjekjes së etapave përkatëse të vlerësimit para vendimarrjes së financimit qeveria ka vendosur ndryshe.

Në rastin konkret meqë organizatorët e koncertit nuk denjuar të aplikojnë apo për më keq nuk janë paraqitur më parë pranë MTKS për të përfituar sipas akteve ligjore të sipërpërmendura, qeveria ka bërë serish atë që di të bëj më mirë "ka qepur një ligj me porosi pa asnjë vlerësim për përfitimet pa proçedurë Ministri i Financave ka prekur fondin e Emergjencës.

E pra, një aktivitet privat, i cili nuk mund të merrte mbështetje buxhetore sepse organizatorët kanë  ndjekur proçedurat ligjore konsiderohet emergjencë .

Ndërkohë relacioni nuk ka asnjë matje të interesit publik përfitimeve ekonomike, turistike dhe promovuese të aktivitetit.

edi rama dhe keny west koncerti

Lini një Përgjigje

Forum