TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 20:43

"4 mln euro për Kanye West", protestuesi: Në spitale njerëzit po vdesin për mungesë ilaçesh!

Shkruar nga Pamfleti
"4 mln euro për Kanye West", protestuesi: Në spitale
Arbër Lleshi

Aktivisti Arbër Lleshi ka folur në protestën e 38-të kundër vendimit të qeverisë për akordimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Në fjalën e tij, Lleshi kritikoi përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke pretenduar se paratë duhet të përdoreshin për nevoja më urgjente, si sistemi shëndetësor.

"Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.

Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet 'Rroftë Hitleri', sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.

Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?", u shpreh ai.

Aktivisti e cilësoi të papranueshëm financimin e koncertit me fonde publike, duke e krahasuar me situatën në shëndetësi, ku sipas tij, mungojnë pajisjet dhe ilaçet për pacientët.

aktivisti arber lleshi proteste

Lini një Përgjigje