TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 19:35

“Fiset Bajri dhe Lici me jetëgjatësi kriminale, po tentojnë të hyjnë në politikë”, Beci: 3 qytetet më të rrezikshme pas Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

“Fiset Bajri dhe Lici me jetëgjatësi kriminale, po tentojnë

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokati Eugen Beci, duke folur për masakrën e Shkodrës tha se fiset Bajri dhe Lici janë dy fiset me mbi 20 vjet jetëgjatësi kriminale të cilët janë futur fuqishëm në krimin e organizuar.

Beçi tha se këto dy fise duke qenë se nuk janë goditur ndër vite nga drejtësia, kanë krijuar dominancë duke u bërë të rrezikshëm. Madje ata po synojnë të futen deri në politikë.

Nisur nga zhvillimet e fundit, ish-prokurori Eugen Beçi tha në "News 24", se niveli i alarmit në qytetin e Shkodrës është i lartë, megjithë praninë e forcave të policisë së rendit.

Eugen Beci: Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pagoditurat na drejtësia.

Ata kanë 20 vjet jetëgjatësi kriminale. Janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë siç ka të dhënë nga metamorfoza.

Të paktën grupi i Bajrave të ketë rezistencën ndaj hetimeve arrestimeve, grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshme, këtu vemë te elementi si Shkodra, gjakmarrja.

Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollohet nga policia me uniform por jo ajo kriminale.

Kjo polici duke mbledhur informacione ka fuqi parandaluese. Është bërë alarmante në Shkodër, duke qenë se fenomeni i gjakmarrjes është i fortë. Nuk ka nevojë të çosh forca shtesë, por të mbledhësh informacione për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.

Në Durrës apo Vlorë kryqëzohen trafiqet, grupet kriminale sot që flasim e kanë përvec në Shkodër e kanë në Elbasan, Fier dhe Vlorë që lidhen me trafikun e drogës, por Vlora, Fieri dhe Elbasani po sjellin eleementë të trafikut të drogës që e bëjnë aktivitetin në Amerikën Latine.

Lini një Përgjigje