TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 14:45

“Kam qenë kundër hyrjes në parlament”, Hoxha kritika PD: Duhet të protestonim si në Nepal ndaj vjedhjes së zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Kam qenë kundër hyrjes në parlament”, Hoxha kritika

Opozita vendosi të hyjë në parlament, sipas një vendimi të marrë nga kryesia e PD pak ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit, por për Lisandër Hoxhën, ish-kandidat për deputet i PD në zgjedhjet e 11 majit, nuk duhet të ndodhte kështu.

Hoxha, i cili dhe më herët ka shprehur pikëpamjen e tij publikisht për të mos njohur zgjedhjet dhe po ashtu dhe parlamentin, deklaroi në studion e News24 se aksioni politik i PD duhet të bëhej jashtë dyerve të Kuvendit, në rrugë.

"Zgjodhën një rrugë që e bënë publike me vendim të Kryesisë dhe thanë do e bëjnë luftën brenda parlamentit. Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe rruga politike që do të duhet të ndiqte PD të ishte mobilizimi i qytetarëve në protesta të vazhdueshme me një kërkesë për qeveri teknike dhe mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe kjo do të ishte legjitime.

Së pari, ne ishim në koherencë me atë që deklaruam, kemi zbardhur tashmë që ishte ndërhyrje brutale e shtetit në procesin zgjedhor dhe rezultati është i manipuluar.

Jemi në një narkoregjim, regjim korrupsioni ku kryeministri Rama ka përvetësuar pushtetin e tij politik mbi kapjen e sistemit, zgjedhjeve dhe s’ka parti që e mund aparatin shtetëror.

Asnjë forcë politike në Shqipëri apo në të gjithë botën, nëse shteti angazhon të gjithë nëpunësit publikë dhe i përdor në shkelje të ligjit për zgjedhjet, nuk fiton dot sepse rezultati i dalë nuk është vullneti i qytetarëve por është makinë shtetërore që gllabërit zgjedhjet", tha Hoxha.

Lini një Përgjigje